Dollapi: Në 2013-ën ujë 24 orë në shtëpitë e qytetarëve
Makthi i depozitave të ujit sipër pallateve do të marrë fund brenda vitit 2013.Drejtori i Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi garanton qytetarët se depoja e re e ujit e Partitarit do të jetë gati janarin e ardhshëm dhe do të sigurojë 24 orë ujë në ditë, për pjesën më të madhe të kryeqytetit.“Ky investim është një hap i rëndësishëm për heqjen e depozitave. Depoja e Partitarit do të jetë në funksionim gjatë muajit janar të vitit 2013” tha Dollapi.Drejtori i ujësjellësit të Tiranës Dollapi kërkoi nga qytetarët të mos shpërdorojnë ujin dhe të paguajnë rregullisht faturat e ujit të pijshëm."Ne po menaxhojmë burimet e ujit dhe kërkojmë nga konsumatorët të mos shpërdorojnë ujin dhe ta paguajmë atë. Sot Tirana nuk vuan për ujë të pijshëm por ne po përpiqemi të largojmë depozitat nga taracat e pallateve” shtoi më tej Dollapi.Kapaciteti i depos së re do të jetë rreth 20 mijë metra kub, e barazvlefshme me 120.000 depozita 500 litrash që ndodhen në pallatet e qytetarëve.Kjo depo do të përmirësojë furnizimin më ujë të pijshëm dhe eleminimin e depozitave të ujit të cilat nuk do të jenë të nevojshme për qytetarët.