Studimi: Trauma duhet të reformohet, mungon ndihma e parë
Shërbimi i traumës kërkon një reformin rrënjësor. Kështu është vlerësuar nga një grup ekspertësh shqiptar dhe të huaj ky sitem, rekomandimet e të cilëve do ti përcillen Ministrisë së Shëndetësisë.Arsyeja pse kërkohet kjo nderhyrje emergjente është se nuk ka një koordinim të mirë të dhënies së ndihmës së parë të pacientëve që kanë pësuar traumë dhe më pas trajtimin e tyre në pavionet e traumës.Në këtë rast, drejtuesi i këtij studimi doktor Rifat Latifi, thotë se shërbimit paraspitalor dhe a i i truamës duhet të reformohen, sepse në mes është jeta e pacientëve.Doktori thotë problemi nuk qëndron se trauma ka mungesë mjekësh profesionistë apo mungesa e aparaturave, por duhet të punohet me shumë me trajnimin e gjeneratave të reja mjekësore.Rifat Latifi, drejtues i qendres së telemjekësisë ne Shqiperi e Kosovë thotë se në Qendren e Traumatologjise realizohen një numër i madh i shtrimeve te Spitalit Ushtarak, prandaj duhet të reformohet terësisht ky shërbim.