Basha, inspekton punimet në çerdhet 47 dhe 50

Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë inspektimit të punimeve në çerdhet 47 dhe 50 në kryeqyet ka premtuar se brenda  vitit 2013  të gjitha çerdhet e Tiranës do të kenë të përfunduar procesin e rikonstruksionit, duke përmirësuar sistemin e ngrohjes dhe izolimit.Gjatë fjalës së tij Basha tha se të gjitha çerdhet e Tiranës kanë nevojë të menjëhershme për riparim. Basha tha se rikonstruksioni  të dyja çerdhet  do ti shërbejnë afro 200 fëmijëve duke u ofruar kushte më të mira sipas parametrave bashkëkohorë.“Bashkia me buxhetin e vet, të arrijë të tejkalojë këtë prapambetje të madhe, sa i përket standardit të çerdheve në kryeqytet. Duke u kërkuar edhe njëherë ndjesë për standardin e munguar në këtë dekadë të fundit, dua të siguroj prindërit e sotëm dhe ata të ardhshëm, që sistemi i çerdheve në Tiranë do të ketë të gjithë parametrat modernë, që i takojnë një vendi anëtar të BE, në termoizolim, në ngrohje, në shtrimin e ambienteve me materiale të përshtatshme për fëmijë si dhe në dhënien e atyre kushteve që sot janë normalitete në shumicën dërrmuese të shtëpive të kryeqytetit, si për shembull tharja me aparatura dhe jo me tela, siç ndodh aktualisht në çerdhet e kryeqytetit” - u shpreh Kryebashkiaku Basha.Çerdhja nr 47 ndodhet në Rr, Muslym shyri  në njësinë  bashkiake nr 4. Faza e parë e  rikonstruksionit  do të zgjasë 4 muaj  dhe kap vlerën e investimit afro 3.5 milion lekë. Ndërsa  çerdhja  nr 50 i përket njësisë nr 1 në Rr, Shemsi Haka. Afati i  punimeve është 180 ditë, ndërsa investimi kap vlerën afro 15.6 milion lekë.