Fier, ekzekutohet me armë biznesmeni

Ende asnjë të arrestuar për vrasjen  e biznesmenti Naim Suli në Fier.Për ekzekutimin e 45-vjeçarit  policia ka ngritur dyshime për dy persona, që kanë pasur konflikt të hershëm pronësie me viktimën. Uniformat blu nuk bëjnë të ditur identitetin e tyre, por mësohet se për kapjen e tyre janë vënë në gatishmëri të gjithë  punnjësit e policisë së qarkut Fier.Biznesmeni Naim Suli u ekzektua me kallashnikov në pragun e derës së shtëpisë, në mes të qytetit të Fierit, një skenë që terrorizoi familjarët dhe banorët e zonës. 45-vjeçari u qëllua për vdekje rreth orës 21:00 të së shtunës  në lagjen "Liri Gero", në portën e rrethimit të vilës disa katëshe në pronësi të tij.Mësohet se ai ka qenë duke zbritur nga autovetura me targa TR 7835 C që drejtonte, kur është përballur me breshërinë e automatikut.Nga hetimet e para rezulton  se biznesmeni Suli është vrarë nga dy persona të armatosur. Pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin ata e kanë qëlluar me breshëri automatiku tip Kallashnikov dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.Në vendnin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 11 gëzhoja fishekësh të armës që ka kryer qitjen mbi trupin e viktimës. Mësohet se 45-vjeçari ka pësuar vdekje të menjëhershme për shkak të plagëve të rënda të marra në gjithë trupin dhe në organe jetësore.Nga hetimet paraprake policia ka arritur të sigurojë identitetin e dy personave të dyshuar, që janë banorë të lAgjes dhe  dyshohet që ata të kenë pasur me viktimën një konflikt të hershëm pronësie.Por, sipas burimeve të bluve, dyshohet të ketë qenë biznesi i tregtimit të karburanteve shkak i konfliktit të vrasjes së 45-vjeçarit Suli, por një çështje pronësie në lagjen ku banonte, pasi ai kishte bërë debate për një servis që disa fqinj të tij kishin ngritur në afërsi të banesës së viktimës.Mësohet se bisnesmeni Naim Suli ishte bashkëpronar me tre vëllezërit e tij të një pikë shitjeje karburantesh të ndodhur në segmentin e rrugës nacionale Fier-Patos, biznes  që tre vëllezërit Suli e kanë ngritur vite më parë.