Asllan Patrioti kërcënon me vetëflijim: Gjykata të tërheqë vendimin

Vazhdon odisea e ish te perndjekurve politike per te vene ne vend te drejten e tyre, duke u zgjeruar tashme dhe ne rrethe. Nje akt ekstrem flijimi eshte paralajmeruar dhe nga nje prej ish te perndjekurve politike ne Durres, Asllan Patrioti, i cili ka deklaruar se do te shkoje deri ne veteflijim nese nuk plotesohen te drejtat ekonomike te ish te perndjekurve politike dhe nese nuk i hiqet arresti i shtepise qe ka aktualisht.Nderkohe Asllani nuk i ka mbajtur lotet kur ka kujtuar shokun e tij qe u veteflijua Lirak Bejko,duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me kete rast.Nderkohe dhe nje prej figurave kryesore te greves veteflijuese te ish te perndjekurve politike ne Tirane, Skender Tufa, ka akuzuar qeverine dhe Kryeministrin per kete situate tragjike per ish te perndjekurit politike, ne nje kohe qe i ka kerkuar insitucioneve nderkombetare qe te reagojne.