Rama ofron zgjidhje për Lezhën: Ndryshoni votën nëse s’doni përmbytje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2012, 12:19
Zgjidhja per banoret e zonave te permbytura ne Lezhe eshte nje qeveri ndryshe, e cila jep garanci per bujqesine. Keshtu eshte shprehur kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një vizitë në komunen Kolsh të Lezhës.Teksa i kërkoi komunitetit durim, Rama u kerkoi atyre që të mirëmenaxhojnë votën në mënyrë që të lihet njëherë e mirë pas ky realitet i hidhur. Rama gjate takimeve ne kete komune tha se 2.5 miliarde leke të akorduara per hidrovorin e ri sduken gjekundi, teksa uji po kalb zonen e shtepite.Niveli i ujit në zonat e përmbytura të Lezhës vijon të mbetët në nivele të larta, ku niveli i ujit arrin deri ne 60 cm, ndersa shume banesa kane prezencen e ujit brenda ambjenteve te shtepive te tyre.