Sondazhi: 59 përqind e serbëve zgjedhin Kosovën në vend të BE-së

Nëse në Serbi do të mbahej një referendum  dhe serbët do të pyeteshin se kë do të zgjidhnin mes Kosovës apo BE-së  rreth dy të tretat e tyre  do të zgjedhin për të mbajtur Kosovën brenda Serbisë.Nga sondazhi  i realizuar nga B 92 dhe Strategic Marketing  ku u pyetën 1000  persona vetëm 27 përqind e tyre zgjodhën Bashkimin Europian.Sipas përkatësisë partiake  të dhënat treguan se më shumë 78 për qind e serbëve progresistë në pushtet, partia më e madhe e vendit  do të zgjidhte Kosovën, ndërsa 14 për qind  e tyre janë për anëtarësim në BE të Serbisë.77 për qind e votuesve të socialistëve  të drejtuar nga Kryeministri Ivica Daçiç  duan më shumë për Kosovën  dhe vetëm 9 për qind e tyre  atyre  mendosjnë se BE do të ishte një zgjidhje e mirë.Sipas sondazhit  edhe pse koalicioni qeverisës vendos  në listën e prioriteteve integrimin e vendit në BE, duket se ky entuziazëm nuk është e ndarë nga shumica e votuesve të saj.Ndërkohë  46 për qind e atyre që zgjedhin të votojnë për Partinë Demokratike  të ish presidentit Boris Tadiç  do të votonin në favor të Kosovës në referendum, ndërsa 43 për qind do të favorizojnë BE.