Ndihma për Greqinë mund të vonohet

Kambanat e alarmit  kanë  rënë në qeverinë greke pas deklaratave të zyrtarëve gjermanë dhe veçanërisht fjalët e ministrit gjerman të financave Wolfgang Schauble se ndima e radhës për Athinën mund të vonohet. Partnerët e koalicionit nuk e fshehin shqetësimin në lidhje me klimën e krijuar nga këto deklarata, e ndërsa kryeministri grek Antonis Samaras ka theksuar se qëllimi i qeverisë greke është zhbllokimi i indihmave para 22 nëntorit ku do të zhvillohet edhe samiti i jashtëzakonshëm i BE-së.Mediat greke shkruajnë se Athina i druhet mosmarrëveshjes mes Berlimit dhe FMN-së për ndërhyrjen e ndihmave apo edhe për afatin dy vjecar të kërkuar nga qeveria greke për të plotësuar të gjitha refomrat.Ndërkohë  masat shtrënguese të vendosura nga trojka  për Greqinë në këmbim të këstit të radhës së ndihmës ka dhënë efekte negative në tregun e punës.Norma e papunësisë ka arritur në 25,4% në muajin gusht kundrejt 18,4% një vit më parë, duke shënuar kështu një tjetër rekord historik të papunësisë. Të dhënat zyrtyare mbi papunësinë tregojnë se një grek në katër është në kërkim të një vendi pune gjatë 12 muajve të fundit por pa ia dalë të gjejë një të tillë, ku llogariten 351 mijë persona të tjerë që kanë hyrë në statiastikat e të papunëve.Greqia numëron rreth 3,7 milionë persona të punësuar dhe 1,3 milionë të papunë. Situata është më e rënduar për të rinjtë mes 15 dhe 24 vjec ku norma e papunësisë ka arritur në 58%.Por pavarësisht këtyre  shifrave  kryeministri  Samaras e ka konsideruar aprovimin e reformave  të fundit si një hap vendimtar për ta rikthyer vendin drejt rritjes.