Champions futsall, Tirana mëson emrat e kundërshtarëve

UEFA publikon kalendarin e ndeshjeve të fazës paraeleminatore të kompeticionit Futsal Champions League ku merr pjesë ekipi kampion i Shqipërisë, Tirana Futsal.

Bardheblutë bëjnë pjesë në grupin H dhe do të kenë përballë kundërshtarë si KMF Radnik Bijeljina (Bosnje-Hercegovinë), Cefn Druids (Uells) dhe Sparta Belfast (Irlanda e Veriut).

Ndeshjet do të luhen të gjitha në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë në datat 23, 24 dhe 26 gusht. Sfida e parë është KMF Radnik Bijeljina-Sparta Belfast. Ndërkohë, në orën 20:45 po në sallën e Parkut Olimpik nis sfida e dytë e ditës mes Cefn Druids dhe Tirana Futsal.