Harry Kane then të gjitha ligjet e Bayern Munchen dhe jo vetëm për shkak të çmimit
Transferimi i Harry Kane te Bayern Munchen është një operacion që do t’i kushtojë 220 milionë euro në total për 4 vite klubit bavarez. Me pagës dhe çmimit të kartonit, Bayern do të ketë paguar shifrën stratosferike dhe unikale në historinë e klubit.
Askush më parë nuk i ka kushtuar më shumë klubit gjerman por për më tepër, askush më parë nuk është transferuar për shifra të tilla në kufirin e 30 viteve. Bayern është kujdesur përherë që të transferojë lojtarë me moshë të re.
Nga 7 transferimet më të kushtueshme të historisë së këtij klubi, 6 kanë qenë poshtë moshës 25 vjeç, ndërsa rinovimet e lojtarëve mbi 30 si Muller e Neuer nuk janë bërë afatgjata.
Nuk dihet ende pse ky ndryshim kursi nga ana e bavarezëve por e sigurt është që Kane thyen shumë tabu në kampin e skuadrës gjermane ku do të qëndrojë deri në vitin 2027 dhe për më tepër është një investim që nuk do të kthehet mbrapsht në arkat e klubit pasi në përfundim të kontratës ai do të jetë 34 vjeç e ndoshta në fund të karrierës.
