Arabia po ndryshon falë futbollit, femra po mbushin stadiumet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 08:31
“Vision 2030” quhet strategjia e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman i cili synon të përmirësoë cilësinë e jetës së banorëve të vet brenda 7 viteve të ardhshme dhe një kontribut të madh për këtë do të japë edhe sporti.
Frytet e këtij projekti kanë nisur të shfaqen edhe në stadiume ku shumë vite më parë femrat e kishin të ndaluar hyrjen dhe sot po shfaqen përherë e më shumë.
Një shembull ka dhënë edhe vetë mbreti Fahd di Ta’if, i pranishëm në derbin Al Shabab-Al Hilal bashkë me familjen e tij ndërsa në stadium kishte një numër shumë të madh femrash.
