Ligji nuk është i barabartë për të gjithë…në Arabi. “CR7 mund të bëjë çfarë të dojë”

Ligji nuk është i barabartë për të
Festimi pas golit të shënuar në gjysmëfinalen e Champions-it arab ngriti një tymnajë polemikash dhe pikëpyetjesh.

Në bazë të ligjeve në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo edhe mund të dënohej pasi festoi duke bërë kryqin, gjest i dënueshëm në vendin islamik ku shfaqjet publike me simbolet e krishtera janë të dënueshme.

Gjithsesi, arabët kanë vendosur ta mbyllin njërin sy në rastin e yllit portugez. Askush nuk është ndier i ofenduar ndërsa asnjë autoritet nuk ka reaguar edhe pse në të shkuarën sjellje të tilla kanë krijuar kaos.

Sipas autoriteteve, kontributi që CR7 po jep me imazhin e tij për Arabinë është shumë herë më i madh se sa një gjest ligjërisht i dënueshëm por jo i dëmshëm për imazhin e vendit.