Krizë mes Bonuccit dhe Juventusit, palët mund të përfundojnë në gjyq

Leonardo Bonucci dhe Juventusi mund të përfundojnë në gjyq. Kjo pasi mbrojtësi italian prej kohësh është lënë jashtë skuadrës së parë.

Në Itali është miratuar mes klubeve dhe ligës një marrëveshje për mbrojtjen e lojtarit, ku të gjithë lojtarët e regjistruar duhet të jenë në skuadër. Në këtë mënyrë avokati i Bonuccit, i ka kërkuar Juventusit që lojtari të rikthehet në skuadrën e parë ose në të kundërt do të shkojnë drejt gjyqit.

Bonucci ka edhe një vit kontratë me Juventusin, me mbrojtësin që fiton 6 milionë euro në sezon. Vec pagës, Juventusi rrezikon të paguajë edhe një dëmshpërblim kundrejt Bonuccit në vlerën e 2 milionë eurove.