Klopp pranoi para mediave marrëveshjen, mesfushori refuzon Liverpoolin dhe zgjedh Chelsea
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 14:49
Ditën e sotme u raportua se Liverpool dhe Brighton kishin rënë dakord për transferimin e Moise Caicedo. Marrëveshja arrinte vlerën e lartë të 130 milionë eurosh.
Vetë trajneri i Liverpool, Klopp e kishte konfirmuar marrëveshjen para mediave dhe priste që lojtari të nënshkruante kontratën. Megjithatë gjithcka ka ndryshuar në momentet e fundit.
Caicedo i ka komunikuar Brightonit dhe Liverpoolit se nuk do që ky transferim të ndodhë, pasi ai dëshiron vetëm Chelsea. Chelsea kishte qenë prej kohësh në bisedime me Caicedon, por në momentet e fundit Liverpool kishte ndërhyrë duke arritur marrëveshje me Brighton.

