Bayern thyen çdo limit për Kane, gjermanët bindin Tottenham me 110 milionë euro
110 milionë euro do t’i kushtojë Bayerni i Mynihut, anglezi Harry Kane. Marrëveshja ka kaluar çdo shifër që gjermanët kanë shpenzuar në të kaluarën për një lojtar.
Bayerni i Munihut ka arritur më në fund të bindë Tottenhamin për blerjen e Harry Kane.
Mediet në Gjermani dhe Angli raportojnë se oferta e kampionëve të Bundesligës ka shkuar në pothuajse 110 milionë euro, kështu që drejtuesit e “Spurs”-ave nuk kanë pasur rrugë tjetër veçse ta pranonin atë.
Tani topi kalon në fushën Kane, që tani duhet të vendosë nëse do të bëjë apo jo këtë lëvizje.
Nga ana ekonomike çdo gjë është e shumë e thjeshtë për sulmuesin anglez, Bayerni do t’i ofrojë Kane një kontratë prej 29 milionë eurosh në vit, ekuivalente me 555 mijë euro në javë, e cila do të ishte dyfish më e lartë se ajo aktuale te Tottenhami.
30-vjeçari donte që situata të zgjidhej përpara ndeshjes hapëse të sezonit të Tottenhamit në fushën e Brentfordit, të dielën.
Sulmuesi i “tre Luanëve” ka spikatur gjatë fazës para sezonale nën drejtimin e trajnerit të ri, Ange Postecoglou, dhe ishte gat të qëndronte, por pas një viti do të largohej me parametër zero.
Kane është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe Tottenhami ishte gati t’i ofronte një marrëveshje me kushte të reja, por në këtë drejtim nuk u bënë përparime.
