Ernest Muçi i pandalshëm edhe në humbjen e Legias (VIDEO)

Ernest Muçi i pandalshëm edhe në humbjen e Legias (VIDEO)
Legia e Varshavës mundet 2-1 nga Austria e Vjenës në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Concerence League.

Nota e vetme pozitive e mbrëmjes për polakët ishte sulmuesi Ernest Muçi që shënoi golin që mban në lojë skuadrën nga Varshava pas avantazhit të dyfishtë të austriakëve.

Shikoni realizimin fantastik të bomberit të Kombëtares Shqiptare në pjesën e dytë të ndeshjes ku u aktivizua nga stoli.