Juventus kundër tifozëve, detajet e fundit për kontratën e Romelu Lukakut

Juventus kundër tifozëve, detajet e fundit për kontratën e
Kjo do të jetë java vendimtare për transferimin e Romelu Lukakut në Itali te skuadra e Juventusit. Pavarësisht kundërshtimeve të tifozëve të skuadrës torineze, klubi duket se nuk do të ndryshojë mendje dhe do ta transferoje shtatlartin belg të Chelseat në “Juventus Stadium”.

Ish-interisti, shpesh herë polemizues me juventinët në fushë dhe jashtë saj, aktualisht po pret transferimin te ish-armiqtë dhe dy klubet duket se janë afruar shumë në qëndrimet e tyre.

Çështja është e thjeshtë, Chelsea jep 30 milionë për të lënë të lirë belgun dhe për të marrë edhe sulmuesin Vlahovic ndërsa Juventus kërkon 10 më shumë por palët mund të afrohen gjatë orëve të ardhshme sepse koha po shtrëngon dhe tranreti i londinezëve Maurizio Pocchettino nuk ka ende një qëndërsulmues për sezonin e ardhshëm që nis këtë fundjavë.