Ekipet shqiptare pranë "Play Off" në Conference League, krahas Partizanit fitojnë edhe Ballkani e Struga

Ekipet shqiptare pranë "Play Off" në Conference League,

Fitoret e Ballkanit të Suharekës dhe Strugës, krahas Partizanit e bënë të entjen natën e ekipeve shqiptare në Ligën e Konferencës! Ballkani fitoi 2-0 me Lincoln Red të Gjibraltarit në Stadiumin "Fadil Vokrri", ndeshjen e parë të turit të tretë të kompeticionit europian të futbollit. 

Djemtë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja dominuan të gjithë takimin, ndërsa tre pikët i morën falë golave të Meriton Korenicës dhe Lorenc Trashit në pjesë e dytë të ndeshjes. Me këtë rezultat të pastër ekipi kampion i Kosovës është tashmë vetëm 90 minuta larg përsëritjes së historisë dhe kualifikimin për të dytin sezon radhazi në grupet e Conference League. Pas ndeshjes, tekniku Ilir Daja tha se ekipi mori një rezultat të mirë por jo maksimumin, pasi 7 lojtarë zbritën në fushë me temperaturë për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

 

 

 Festë edhe në Strugë pas fitores me rezultatin 3-1 ndaj Sëift Hesper të Luksemburgut në takimin e luajtur në Shkup. Heroi i ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro ishte Besart Ibraimi me një tripletë. Më ketë fitore edhe ekipi i Strugës është më pranë zonës play-off të Conference League, në pritje të ndeshjeve të kthimit javën tjetër