Botërori i femrave, një shqiptare në gjysëmfinale

Janë përcaktuar sot dy gjysëmfinalistet e para në Kampionatin Botëror për Femra që po zhvillohet në Zelandën e Re dhe Australi. Spanja dhe Suedia do diskutojnë mes tyre se kush do të shkojë në finalen e madhe.

Spanja mundi jo pak pa vështirësi Hollandën 2-1. Sfida u vendos vetëm në shtesë në minutën e 111-të kur Paraluelo shënoi golin vendimar, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 1-1. Kaq mjaftoi që Spanja të shkonte në turin tjetër.

Ndërkohë me të njëjtin rezultat Suedia ka mposhtur Japoninë. Ndryshe nga spanjollet, suedezet e mbyllën cështjen e kualifikimit brenda 90 minutave të rregullt. Nga një gol për cdo pjesë loje i ka mjaftuar Suedisë që të shkojë në gjysëmfinale, ndërsa goli i japonezeve tre minuta nga fundi shërbeu vetëm për statistika.

Titullare për Suedinë ishte edhe futbollsitja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani që do luajë në gjysëmfinalen e kupës së botës pikërisht ndaj Spanjës.