Partizani-Roma, kampioni i botës në dyshim për sfidën miqësore të Tiranës

Partizani-Roma, kampioni i botës në dyshim për sfidën
Paulo Dybala mund të mos luajë që nga minuta e parë në ndeshjen të planifikuar për t’u zhvilluar nesër në mbrëmje mes Partizanit dhe Romës.

Sulmuesi argjentinas ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen miqësore të verdhekuqve në Toulouse dhe pritet që të ulet në stol në “Air Albania”.

Mediat italianë bëjnë me dije se në vend të argjentinasit mund të aktivizohet sulmuesi italian El Sharawy ndërsa shanset që Dybala të aktivizohet disa minuta, janë të mëdha.

Një mungesë e madhe në fushë për Romën do të jetë edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla i cili nuk duket ende gati pas dëmtimit të pësuar disa muaj më parë.