Sot starton kampionati francez, Enrique flet për Mbappe: Askush nuk është mbi klubin

Sot do të startojë kampionati francez, ndërsa PSG do të luajë nesër ndeshjen e parë të sezonit ndaj Lorient. Në prag të këtij takimi, trajneri i PSG Luis Enrique ka folur para mediave për situatën e nxehtë të Mbappe.

“Situata e Mbappe nuk është e re. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe është gjetur një zgjidhje pozitive mes lojtarit dhe klubit. Më kujtohet filozofia e PSG-së: Askush nuk është mbi klubin.

Neymar? Unë nuk flas për bisedat personale që bëj. Vendimi që do të marrë do të bëjë të qartë mendimin tim për këto çështje. Dembele është një lojtar i PSG-së 99%. Nuk mund të jetë gati nesër për arsye ligjore por është pjesë e jona”, u shpreh Enrike.