Dita e Kane, sot Bayern finalizon marrëveshjen, ja shifrat e fundit

Jo 100 por 120 milionë, kjo është shuma që sipas tabloideve britanikë, do të paguajë Bayern Munchen për të transferuar Harry Kane në “Allianz”.

Ditën e sotme sulmuesi do të shkojë në Bavari për të kryer testet mjekësore dhe fizike e më pas do të nënshkruajë një kontratë për të nisur menjëherë nga puna në prag të sezonit të ri.

Kane do të përfitojë rreth 25 milionë euro në sezon ndërsa në arkën e Tottenham do të derdhen menjëherë 100 milionë dhe pjesa tjetër do të kalojë në formë binusesh në bazë të paraqitjeve të sulmuesit anglez.

Klubi gjerman pritet ta zyrtarizojë blerjen e Kane brenda 24 orëve të ardhshme. Sulmuesi britanik largohet kështu pas 19 viteve me fanellën e Tottenham ku luan që prej moshës 11-vjeçare.