Liverpool do të thyejë rekordin e merkatos, arrin marrëveshjen për mesfushorin Caicedo

Liverpool do të thyejë rekordin e merkatos, arrin marrëveshjen
Në Premier League çmimet nuk po njohin kufij. Pas Manchester City vendosi rekordin e mbrojtësit më të shtrenjtë, Livepool pritet ta bëjë një gjë të tillë me lojtarin më të shtrenjtë të historisë së futbollit anglez. B

ëhet fjalë për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo për të cilin ka ofruar plot 127 milionë euro, duke eklipsuar edhe ofertën e Chelseat që ishte shumë pranë amerikano-jugorit.

Në rast të finalizimit të marrëveshjes, ekuadoriani do të bëhej lojtari i tretë i afruar në merkaton e verës nga Liverpool pas Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.