Besar Ibraimi nderon Strugën, tre gola për suksesin e rëndësishëm në Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2023, 21:41

Skuadra e Strugës kalon me sukses 3-1 ekipin e Swift Hesperange në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Ohrit.
Ndeshje intensive dhe e interpretuar shumë mirë nga skuadra e Shpëtim Duros që tashmë është shumë pranë fazës tjetër të këtij kompeticioni ku do të sfidojë humbësen e çiftit Zrinjski Mostar-Breiblaik.
Besar Ibreimi e zhbllokoi sfidën në minutën e 21 pas asistit të Radeskit ndërsa sulmuesi i lindur në Tetovë dyfishoi në të 40-tën nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Pasi miqtë shkurtuan diferencën në fillimin e pjesës së dytë, në të 77-ën Ibraimi thelloi diferencën e golave dhe tashmë një javë më pas do ta ketë më të lehtë të mbrojë këtë avantazh.
