“Luftë” në kryeqytetin italian për një postim të Lazio-s që vë në lojë Romën

“Luftë” në kryeqytetin italian për një postim
Largimi i Roger Ibanez drejt Arabisë Saudite ka lënë pas shumë polemika në Itali. Mbrojtësi argjentinas, protagonist në të paktën 3 ndeshje derbi me gafat e tij që i kanë dhuruar fitoren Lazios, u transferua në Lindjen e Mesme dhe Roma e ka përshëndetur me një postim në Twitter ku klubi i Lazios ka reaguar me një figurë të mërzitur që shpreh trishtim, në shenjë pakënaqësie për largimin e tij.

Postim ironik nga ana e bardhekaltërve që kërkojnë të vënë në lojë skuadrën rivale por tifozër romanistë nuk e kanë pritur mirë.

“Luftë” në kryeqytetin italian për një postim

Komentet në rrjetet sociale kanë vërshuar mes tifozerive të dy skuadrave sepse derbi i Romës është një nga më të rivalizuarit në planet.