Një klauzolë për klubet europiane dhe një për ato arabe, kontrata e re e Osimhen është unike

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis  njihet për kontratat e cuditshme që bën me lojtarët. Në to ka shumë klauzola, që nga bonuset deri tek masat disiplinore.

Por kontrata e re e Viktor Osimhen do jetë vërtet unike. Mediat italiane bëjnë me dije se Napoli do ta mbajë edhe një sezon tjetër sulmuesin. Klubi ka bindur edhe vetë Osimhen që të qëndrojë, me kontratën e re qe do ketë dy klauzola largimi.

Një do të jetë për shumën që duhet të paguajnë klubet europiane nëse duan të marrin sulmuesin, dhe një tjetër do të vendoset nëse një klub nga arabia shfaq interes për të blerë Osimhen. Presidenti i Napolit e di se arabët mund të paguajnë shifra të majme, prandaj ka vendosur një klauzolë specifike për to.