Gjigandi turk në bisedime me kampionin e botës, akordi me PSG shumë pranë

Galatasaray këkon shërbimet e Leandro Paredes. Mesfushori që u shpall kampion bote me argjentinën nuk ka më vend tek PSG, pasi drejtuesit francez e kanë nxjerr prej kohësh në shitje.

Mediat turke bëjnë me dije se Galatasaray dhe PSG janë pranë një akordi. Marrëveshja pritet të mbyllet për 6 milionë euro. Tani pritet vetëm konfirmimi i lojtarit.

Për Paredes në garë është edhe Roma, me Mourinhon që e pëlqen shumë lojtarin.