Marrëdhënie e tensionuar mes Mbappe dhe PSG, lojtari luan “poker” me klubin

Marrëdhënie e tensionuar mes Mbappe dhe PSG, lojtari luan
Kylian Mbappe bëri me dije pak ditë më parë se nuk do të rinovojë kontratën por shtoi se do ta respektojë atë deri në qershorin e vitit 2024 kur edhe skadon.

Ky qëndrim nuk i pëlqen aspak klubit parizien që kërkon ta shesë me çdo kusht për të mos e humbur me parametra zero dhe për më tepër mos t’i paguajë pagën e çmendur që ai ka në kontratë.

Burime për gazetën “Marca” konfirmojnë se Mbappe është i bindur për të qëndruar edhe këtë sezon ku do të përfitojë pagën 60 milionë euro plus 80 të tjera si bonuse besnikërie.

Në këtë mënyrë, nëse Mbappe qëndron, nëse llogaritet edhe fakti që Real Madrid mund të paguajë një shumë të konsiderueshme për ta transferuar që këtë verë, klubi parizien humbet më shumë se 200 milionë, shumë që mund ta investojë që këtë merkato vere ku ka piketuar shumë emra.