Futboll luksi në Arabi, merkato sapo ka filluar emra të mëdhenj që luanin më gjigantët e Evropës

Edhe pse merkato e futbollit sapo ka filluar emra të mëdhenj, por edhe futbollistë që kanë surprizuar në hapat e parë po nënshkruajnë kontrata që kanë shumë zero. Arabia sigurisht po shihet me vëmendje teksa shton në ekipet e saj yjet që luanin më gjigantët e Evropës.

Karim Benzema tashmë nga Real Madrid  do të mund të shihet duke luajtur për Al-Ittihad. Marrëveshja vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 100 milionë euro. 35 vjeçari konsiderohet prej vitesh një nga sulmuesit më të mirë në botë me trofe të shumta. Madje në vitin 2022 ngriti edhe trofeun e lojtarit më të mirë.

Kanté, mesfushori i gjithanshëm duket se do të udhëtojë larg në atë që po shihet si futbolli i turistëve. 32 vjeçari ka nënshkruar një kontratë me vlerë 109 milionë dollar në vit duke u bashkuar në të njëjtin ekip me Benzema

Rúben Neves mund të mos jetë ylli më i madh që i çon talentet e tij në Arabinë Saudite, por transferimi i tij i raportuar prej rreth 55 milionë eurove në Al Hilal ka marrë vëmendje të madhe. Kontratën ai po e nënshkruan kur është 26 vjeç.

Kontrata e Jude Bellingham po ashtu shihet më shumë vëmendje. Vetëm 19 vjeçar shërbimet e tij do ti japë për Reali e Madridit në sezonin e ardhshëm. Për të u paguan plot 110 milionë dollarë. Ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë.

Lëvizja e francezit  Chrisopher Nkunku nga Lepzig te Chelsia ka sjellë lëvizje të shumave të mëdha. Për shërbimet e sulmuesit thuhet se janë paguar 65 milionë euro. Synimi duket se është që 25 vjeçari të drejtojë sulmin për të bërë një ekip më agresiv

Arsenali thuhet se është afër kompletimit të nënshkrimit të sulmuesit të Chelseat, Kai Kavertz për 80 milionë euro pasi Mikel Arteta kërkon të forcojë skuadrën e tij pas rezultateve të dobëta në Premier League.

Ende vetëm 24 vjeç, Deklan Rice e ka vendosur veten në mesfushorët më premtues të Evropës, West Ham është gati të pranojë transfertën kundrejt 110 milionë eurove ndërsa janë tre ekipe që e synojnë

Mesfushori kroat i Chelseat, Mateo Kovačić, duket se do të bëhet shtesa e parë e madhe e Pep Guardiolës kundrejt 35 milionë.