Serie A largon të rinjtë dhe afron “pensionistët”, Inter blen mbrojtësin 34-vjeçar

Serie A largon të rinjtë dhe afron “pensionistët”,
Inter kryen goditjen e dytë të merkatos verore pasi ka arritur të bindë mbrojtësin 34-vjeçar Cesar Azpilicueta.

Në aksin që e lidh klubin zikaltër me Chelsean, mendohej se po punohej për Lukakun por emri që gjen konfirmim është ai i mbrojtësit spanjoll dhe kjo është një marrëveshje që nuk ka asnjë lidhje me çështjen e diskutimeve që vazhdojnë për të bindur drejtuesit e Chelseat të zgjasin huazimin e Lukakut edhe për një sezon tjetër.

Azpilicueta ka kërkuar largimin që sezonin e kaluar por Tuchel e bindi të mos largohej nga Chelsea ndërsa tashmë pas 1 viti divorci ishte bërë i pashmangshëm.