Medalje ari në Olimpiadën Europiane, Alvin Karaqi nderon Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 07:08
Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Olimpiadën Europiane që po zhvillohet në Krakovë. E arta olimpike shkon për Alvin Karaqi në sportin e karatesë kumite deri në 84 kg.
Karaqi kishte një konkurrencë të madhe në disiplinën e tij ku kaloi emra shumë të rëndësishëm të karatesë në kontinent, ndërsa kjo është hera e parë që Himni Shqiptar këndohet në një olimpiadë.
Kampioni shqiptar kaloi në finale me rezultatin 3-2 holandezin Brian Temmermans.



