E kërkojnë Juventus dhe Milan por edhe ylli i Lazios mund të shkojë në Arabinë Saudite

Milinkovic-Savic mund të transferohet në Arabinë Saudite që gjithmonë e më shumë po bëhet kryefjalë e merkatos botërore.

Mesfushori serb i shumëkërkuar këtë verë nga Milan dhe Juventus, ka ende edhe 1 vit kontratë me Lazion por në momentin më të nxehtë të merkatos, agjenti i tij Mateja Kezman ka hedhur “bombën” e merkatos.

Ai bën me dije se mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A ka kërkesa nga Arabia Saudite ku i ofrojnë shuma të pakonkurrueshme.

Një shuplakë e fortë për Milanin dhe Juventusin, dy klube që mendohej se mund të shtrinin duart drejt lojtarit ndërsa ditet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e lojtarit të Kombëtares së Serbisë.