Polonia humbi ne Moldavi duke i dhënë asist Shqipërisë, Szczesny e kaloi dhimbjen me një…cigare

Wojciech Szczesny ka përfunduar në syrin e ciklonit të polemikave pas humbjes turpëruese të Polonisë 3-2 në Moldavi.

Pas tre golave të pësuar në pjesën e dytë dhe për më tepër kur skuadra e tij ishte në avantazh të dyfishtë, numri 1 u fotografua me një cigare në aeroport pas ndeshjes.

Ky gjest ka ngjallur zemërimin e tifozëve polakë. Kjo nuk është një gjë e re për ata që e njohin madje edhe vetë portieri e ka pranuar që ndonjëherë i pëlqen të pijë duhan, ndërsa te Arsenali humbi vendin e titullarit pikërisht për shkak të vesit të tij.