Gabimet “horror” në Francë-Itali, UEFA rikthen sistemin VAR në Euro U-21

UEFA e pranon gabimin dhe bën një hap pas duke deklaruar se do të rikthejë teknologjinë në Europianin U-21. Arbitri Londhout u vendos në shënjestër për shkak të gabimeve të mëdha që bëri në këtë ndeshje.

Polemikat e mëdha të krijuara gjatë ndeshjes Francë-Itali ku të kaltërve iu mohuan minimalisht 2 penallti, një tjetër iu dha Francës dhe një gol dukshëm i rregullt me topin brenda portës iu moihua Italisë, kanë bërë UEFA-n të reflektojë për të rikthyer sistemin VAR dhe Goal Line Technology.

Masat do të implementohen duke nisur që prej fazës çerekfinale të kompeticionit.