Bastoni provokon Juventusin me kore kundër bardhezinjve në dasmën e tij (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 12:02

Mbrojtësi dhe një nga liderët e skuadrës së Interit, Alessandrio Bastoni, nuk arrin të shkëputet nga rivaliteti i fushës edhe në ditën më të rëndësishme të jetës private.
Pas ceremonisë ku vendosi kurorë me të fejuarën Camilla, festa u shvendos te muzika dhe kërcimi i dhëndrrit, nuses e të ftuarve.
Bashkë me shokët e skuadrës, ai u dëgjua të këndonte këngë kundër Juventusit, skuadra “armike” e Interit përtej Milanos.
Gjithsesi dky nuk duhet marrë si një provokim nga ana e tifozëve bardhezinj pasi Bastoni dhe kolegët e tij nuk ishin në gjendjen më të kthjellët të mundshme.
