VIDEO/ Armando Broja është "zjarr", shikoni se si e tërheq "zvarrë" përgatitësin

Armando Broja rikthehet në stërvitje me ritëm të plotë.

Sulmuesi shqiptar i dëmtuar në dhjetor dhe i operuar në menisk, duket i rikuperuar plotësisht dhe ka nisur përgatitjet në Londët me stafin e Chelseat.

Nga pamjet e fundit të publikuara prej klubit, duket qartë dëshira dhe forca e shtatlartit shkodran që premton të jetë gati në muajin gusht kur starton Premier League.