Flamurtari zyrtarizon ish-portierin e Partizanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 09:40
Portieri Aldo Teqja nis një aventurë të re në Vlorë me skuadrën e Flamurtarit.
Kur mendohej se 28-vjeçari mund të përfundonte në Shkodër ku kërkojnë gjithashtu një portier, klubi bregdetar prezantoi gardianin e ri.
Teqja që e ka nisur karrierën te Anorthiosis, u aktivizua për tre sezone te Skënderbeu dhe më pas mbërriti në kryeqytet, siguron kështu një vend titullari në skuadrën kuqezi që këtë merkato ka bërë revolucionin e radhës duke larguar pothuajse gjithë skuadrën e sezonit të kaluar, për të rinisur gjithcka nga e para.

