Bayern Munchen në sulm frontal për Harry Kane, ja sa afër janë palët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 13:26
Gazeta gjermane “Sport Bild” zbulon detajet e fundit të ofensivës së Bayern Munchen për të transferuar në Gjermani sulmuesin anglez të Tottenham, Harry Kane.
Klubi i Bundesligës është në fazë vtë avancuar në këto bisedime dhe mendohet se shumë shpejt mund të mbyllë marrëveshjen pasi alternativa Viktor Osimhen kushton shumë, jo më pak se 150 milionë euro sipas Aurelio de Laurenttis.
Kontrata e Kane skadon sezonin e ardhshëm dhe Tottenham mund të reflektojë duke bërë një ulje të ndjeshme për sulmuesin rekordmen të klubit të bardhë.
