Mirlind Daku merr pasaportën shqiptare, asist Sylvinho-s

Sulmuesi 25-vjeçar Mirlind Daku, i cili e mbylli sezonin me 19 gola në Slloveni te Mura, është pajisur me pasaportë shqiptare. Tashmë, lojtari i lindur në Gjilan mund të thirret edhe nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho.

Daku është bërë kryefjalë gjatë javëve te fundit pasi trajneri Alain Giresse nuk e grumbulloi me Kosovën për 3 sfidat e para eleminatore të Euro 2024.

Ai foli publikisht dhe la të kuptohej se do të kërkojë ftesën kuqezi edhe pse ka luajtur me shpresat e Kosovës por edhe me skuadrën e parë në  ndeshje miqësore pa regjistruar ende asnjë minutë zyrtare.