Rajsi vlen më shumë se 100 mln/ Garë mes tre ekipeve, West Hem rrit pazarin për mesfushorin

Deklan Rajsi është në shënjestër e të paktën tre ekipeve që kërkojnë të marrin kartonin e tij. propozimet e fundit kanë bërë që West Hem të rrisë faturën duke kërkuar më shumë se 100 million paund

Mançester Siti, arsenali dhe Manchester junajtid janë në garë për të marrë kartonin e për Deklan Rajsin. West Hem kërkon jo pak por 100 milionë paund për të pranuar transferimin e mesfushorit

“Topçinjtë” kanë parë tashmë dy oferta të refuzuara për yllin e kombëtares angleze, me të fundit që mbërriti në 90 milionë paund. Por skuadra e Mikel Artetës, e cila është edhe destinacioni i preferuar i vetë lojtarit, do të rikthehet me një ofertë të tretë.

Por përfshirja në merkato e e kampionëve të Pep Guardiolës mund t’i ndryshojë ekuilibrat dhe tashmë flitet për rritje të faturës që kërkohet për të.

Oferta e dytë e Arsenalit ishte 75 milionë paund kesh dhe një bonus prej 15 milionë paundësh, e cila u refuzua nga Uest Hemi. Ndërsa më herët këtë muaj kishin tentuar fillimisht me një ofertë prej 80 milionë paundësh.

Në ofertën e tretë, Arsenali është i gatshëm të përmbushë vlerësimin prej 100 milion paundësh

Por ndërsa arsenal kërkon të përforcojë mesfushën, Juventusi ka hedhur sytë te Tomas Partej.  Klubi anglez e ka nxjerrë në merkato ganezin që ka ngjallur dhe interesin e trajnerit Masimiliano Alegri. Duket se tranferta do të jetë e shpejtë pasi kartoni i tij vlerësohet se do të shkojë në  rreth 18 milionë euro.