Grezda vishet i kuq, Partizani i kundërpërgjigjet Tiranës

Eros Grezda zyrtarizohet si lojtari më i ri i Partizanit që forcon ndjeshëm repartin e sulmit rreth 20 ditë përpara ndeshjeeve të Champions League kundër BATE Borisov.

Klubi njofton se ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi nga ana e klubit kampion. Grezda ka veshur fanellat e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Rangers, Sibenik, Zalaegerszeg dhe Manisa. 

Transferimi i Grezdës te Partizani vjen pak ditë pas zyrtarizimit të Latifit dhe Dokës si dy ish të Kombëtares te Tirana që transferoi gjithashtu edhe Gledi Micin.