Newcastle nuk ndalet, 60 milionë për talentin italian të Juves, marrëveshja në detaje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2023, 16:00
Federico Chiesa mund të bashkohet me shokun e Kombëtares Italiane, Sandro Tonali te Newcastle.
Pasi bleu mesfushorin, klubi i arabëve mendon edhe për sulmin dhe tregu ku bën pazar është sërish Serie A.
Juve ka nxjerrë në shitje Federico Chiesa-n dhe anglezët jamë gati të paguajnë 60 milionë euro, shumë kjo që mund të kënaqë drejtuesit torinezë.
Sulm total i Premier League ndaj Serie A pasi në Newcastle mund të përfundojë edhe Theo Hernandez i kërkuar gjithashtu edhe nga Atletico Madrid.
Për Federico Chiesa-n ka një ofertë të majme edhe nga Aston Villa por lojtari ka zgjedhur bardhezinjtë.
