Dashuroi Milanin, kapiteni i së ardhmes zyrtarizohet te Newcastle. Ja shifrat e transferimit

Sandro Tonali ka firmosur me Newcastle. Ish-mesfushori kuqezi zhvendoset në zemër të Anglisë veriore ku do të luajë 6 sezonet e ardhshme.

Eddie Howe mund të fërkojë duart pasi ka transferuar në "St. James Park" lojtarin e talentuar për 70 milionë euro që mund të shkojnë deri në 80 në varësi të bonuseve.

Tonali do të arkëtojë 7 në sezon por paga mund të shkojë deri në 10 nëse llogariten bonuset e arritshme në bazë të objektivave.