Supergoli i Kristjan Asllanit fiton në anketën e UEFA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2023, 16:48
Nuk kishte garë sepse goli i Kristjan Asllanit fitoi në garën me rivalët për realizimin më të bukur të fazës së fundit të eleminatoreve të Euro 2024.
“Perla” e mesfushorit 20-vjeçar të Interit është votuar masivisht dhe jo vetëm nga shqiptarët.
“Kristjan Asllani me një silur është Goli i Raundit”, shkruan UEFA 24 në Facebook që propozon edhe një herë realizimin spektakolar të lojtarit me origjinë nga Elbasani në transfertën e Ishujve Faroe.
