Sergi Busquets-Lionel Messi si në kohët e arta, bashkohen te Inter Miami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 11:54

Mesfushori spanjoll, Sergi Busquets ka pranuar ofertën e Inter Miami ku dotë luajë sezonin e ardhshëm bashkë me Lionel Messin.
Mesfushori që u shkëput nga skuadra blaugrana në fund të këtij sezoni edhe pse kishte ende edhe një vit në kontratë, udhëton përtej Atlantikut ku gjen njeriun që e ka frymëzuar.
Ai ka pranuar ofertën e Inter Miami duke refuzuar edhe një ofertë nga Arabia Saudite. Me 143 ndeshje me fanellën e Spanjës, Busquets bashkë me Messin Te Barcelona ka fituar 8 tituj La Liga, 6 Kupa Mbreti dhe 3 Champions League.
