Milan në ethe të merkatos/ Blen dhe shet mesfushorët, kërkon skemën 4-3-3

Mesfushori japonez pritet të mbërrinë në këmpin e milanit brenda javës së ardhshme. Mediat bëjnë të ditur se tashmë janë kaluar problematikat me dokumentacionin duke e vënë lojtarin në dispozicion të trajnerit. Nga ana tjetër kuqezinjtë do të shesin Tonalin, për të cilin kanë nisur bisedimet me katër lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar

Skuadra e Milanit është përfshirë në ethet e merkatos. Mediat italiane bëjnë të ditur se mesfushori japones Daichi Kamada shumë shpejt do të bëhet pjesë e ekipit.

Vonesat për mbërritjen e tij në itali thuhet se kanë qenë vetëm çështje burokratike të cilat janë zgjidhur me menaxherët e lojtarit.

I lindur në vitin 1996 , në fakt ai ka arritur një marrëveshje kohë më parë me kuqezinjtë për një kontratë katërvjeçare, që skadon më 30 qershor 2027 me vlerë 3 milionë euro neto në sezon.

Pioli e konsideron atë një karakter fleksibël midis mesfushës dhe vijës së parë

Jo vetëm blerje, Milan pritet të transferojë Sandro Tonalin te Newcastle për 80 milionë euro.

Por për këtë do të duhet të gjendet të paktën një anësor sulmues në skenën italiane apo atë ndërkombëtare.

Trajneri Stefano Pioli dëshiron të mbajë një formacion 4-3-3.

E për këtë përflitet se do të përzgjidhet mes disa emra. Arda Güler, i lindur në vitin 2005 është një prej tyre.

Fenerbahcce kërkon të paktën 17.5 milionë euro për ata lënë të lirë. Samuel Chukëueze është një tjetër emër.

Për nigerianin e lindur në 1999, Villarreali synon të marrë 40 milionë euro.

Christian Pulisic i lindur në 1998 me pasaportë kroate e i lindur në SHBA është një tjetër mundësi, ndërsa  jashtë skenarit nuk mbetet as sulmuesi Brazilian Igor Paixão