Georgina "çmend" Sardenjën me bikini

Familja e Cristiano Ronaldos është duke pushuar në ishullin e bukur të Sardenjës dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez ka nisur t’i... çmendë të gjithë me pozat e saj. 

Familja Ronaldo u largua nga Riadi dhe Al Nassr dhe nisën pushimet në Evropë nga Italia dhe do të vazhdojnë në Spanjë dhe sigurisht në Portugali.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kalojnë shumë kohë me fëmijët dhe argëtohen së bashku në jahtin luksoz, por ka edhe kohë për çiftin. 

Georgina, të cilën Ronaldo e takoi kur luante për Real Madridin dhe ishte shitëse në një butik veshjesh, veshi një bikini të vogël dhe u fotografua në mënyrë "provokuese" për të bërë bujë. 

Komentet në rrjetet sociale po bien si... shi dhe të gjithë përdoruesit po qëndrojnë mbi pozat e partneres së Ronaldos dhe sigurisht kualifikimet e saj. “Këto të pasmet janë të mrekullueshme”, ka shkruar një përdorues, ndërsa një tjetër ka shënuar: “Vepër arti”.