Gjirokastër, Veliaj diskutim me të rinjtë për kulturën

Kandidati për deputet i PS për Qarkun e Gjirokastrës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar një takim me të rinjtë që kanë interes për zhvillimin kulturor dhe përhapjen e saj në forma të ndryshme në Gjirokastër. Sipas zotit Veliaj, të rinjtë e sotëm duhet të tërhiqen më tepër pas kulturës dhe zhanreve të saj, pasi në këtë mënyrë sipas tij, do t'u jepet mundësi zhvillimit të ideve inovatore pa lënë ato tradicionale.Zoti Veliaj, është shprehur qartë për efektet që do të pësojë kultura në qeverisjen e ardhshme socialiste pasi me një kryeministër që ka në zemër artin, është shumë e lehtë për të suportuar atë.Zoti Veliaj, ka hedhur idenë që krahas eventeve tradicionale të kulturës popullore siç janë festivalet e ndryshme folklorike që organizohen periodikisht në Gjirokastër, të marrin jetë edhe festivale të muzikës alternative që janë më pranë rinisë.Sipas tij, kjo do të shndërronte Gjirokastrën në një qytet jo vetëm për festivalet folklorike burimore, por edhe për evente kulturore rinore. Në takimin e zhvilluar me të rinjtë gjirokastritë të apasionuar pas artit me temë "Kultura është e drejtë themelore", janë prekur tema të ndryshme që kanë pasur në thelb, zhvillimin e mëtejshëm të artit qoftë ai skenik, muzikor apo dhe figurativ.Takimi ka kaluar në formën e një bashkëbisedimi me pjesëmarrësit, duke dhënë ide dhe fantazi të qarta për zhvillimin e artit në dimensione të qarta.