Berisha në Roskovec: Prioritet marrja e statusit dhe hapja e negociatave
Kryeministri Berisha prezanton sot në Roskovec kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Fierit.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në infrastrukturë, shëndetësi, arsim etj."Në këto pak vite ne konstatojmë se Shqipëria nuk është më ajo që ka qënë. Shqipëria e këtyre viteve është Shqipëria anëtare e NATO-s, është Shqipëria e qytetaëve që ecin të sigurtë për të marrë statusin. Është Shqipëria që ka njohur ndërtimin e infrastrukturës rrugore më moderne, është shqipëria në të cilën rrogat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve u rritën mbi 2 herë, u ndërtuan mbi 10 mijë km rrugë” tha Berisha.Kreu i qeverisë theksoi më tej se prioritet i PD-së është marrja e statusit dhe hapja e negociatave për në Bashkimin Europian ndërsa nuk la pa sulmuar edhe opozitën."Ne do marrim statusin dhe do hapim negociatat me Bashkimin Europian. Po pala tjetër. Ju jeni dëshmitar që para 3 ditësh u deklaroi shqiptarëve se NATO-ja është natë. Dua ti them këtij zotërie se NATO-ja është liri kombëtare e garantuar përjetësisht, është prestigj i madh për shiptarët, siguri madhore e tyre, është vende pune, mirëqënie, është e ardhmja. Në kohën kur do merrnim vizat bënin gjithçka me protesta për të bllokuar heqjen e vizave. I mbajti peng 3 ligjet të cilat në fund u detyrua ti votoj. Ne duam votën tuaj sepse ne duam të krijojmë 250 mijë vende pune. Ne krijojmë vendet e punës sepse me reformat tona bzineset e vogla u rriten me 80 përqind dhe bizneset e mëdha deri në 200-300 përqind. Ne krijojmë vende pune sepse ne hoqëm taksën mbi çdo lloj kapitali dhe mbi çdo lloj makineri për biznesin” tha Berisha.Berisha premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të financohet bujqësia shqiptare me 165 milionë dollarë si dhe do rritet me të paktën 30 përqind krijimi i vendev të punës në bujqësi."Zotohem që së bashku me këta deputetë do të asfalojmë çdo rrugë të Roskovec dhe gjithë territorit të tij, do të ndërtojmë të gjithë ujësjellësat dhe lagjet e Roskovecit. Ky do të jetë 4 vjeçari i vaditjes dhe e sistemit vaditës më modern në Shqipëri” tha Berisha.Kryeministri sulmoi sërish kryesocialistin Rama ndërsa ka mbrojtur TVSH-në për produktet bujqësore të cilat sipas tij mbrojnë prodhimin vendas."Shoku në autobuz premton se do heq TVSH-në për 5 produkte bujqësore. Kjo është falimentim i fermave tuaja, kjo do të thotë që mishi i Brazilit që prodhohet me një kosto shumë të lirë dhe me çmimet pa TVSH do të eleminojë interesat tuaja për të rritur bagëtitë për mish. Kjo do të thtoë që qumështi të juaj të mos shitet për shkak të çmimit. Alternativa tjetër flet vetë. Padituria nuk është kurrë argument. Unë i them zotërisë që ti s`ke arritur të kuptosh se rruga është punësim. Sepse ne në ndërtimin e rrugëve kemi punësuar shqiptarët. Pasi aty ku shkon rruga aty shkon shpresa. Sepse ndërtuan rrugë u ngritën biznese. Unë i them shokut të autobuzit, dil nga autobuzi që ta kuptosh që pa rrugë të mira nuk ka shërbim shëndetësor të mirë. Ne zotohemi që do ju mbrojë ju, do mbrojmë prodhimet tuaja dhe do tu japim para në dorë akcizën e naftës, TVSH-në e gjithë imputeve, farërave dhe fidanëve" tha Berisha.