Të huajt tërhiqen nga parku i Antigonesë, 40 arkeologë italianë vizitojnë parkun
Parku arkeologjik i Antigonese ne Gjirokaster vijon te mbetet nje nga sitet arkeologjike me te preferuara nga vizitoret e huaj. 40 anetare te nje shoqate arkeologesh italiane kane vizituar kete park arkeologjik si nje mundesi njohjeje te nje vendi te mbyllur per boten nga komunizmi per 50 vite me rradhe.Ne qender te vemendjes se tyre u vendos blloku i banesave zbuluar nga arkeologu, Dhimosten Budina, grupi i ri i banesave germuar nga arkeologu Dhimiter Çondi si dhe mozaiku paleokristian.“Ky grup arkeologesh kane ardhur per te vizituar nje vend qe nuk eshte shume larg nga Italia dhe peisazhi, kultura, traditat e sidomos siti arkeologjik i parkut të Antigones kane imresionuar mjaft keta arkeologe” eshte shprehur Elda Omari, shoqeruesja e ketij grupi.Shqiperia eshte pjese e mesdheut dhe per vete pozicionin qe ajo ka çfarë ti ofroje botes.Vizita e tyre ka nisur nga qyteti i Beratit per te vijuar me pas ne Gjirokaster, jo vetem me qytetin por edhe me Monumentet qe afron lugina e Drinosit, per te perfunduar ne perlen e parqeve arkeologjike shqiptare, Butrint.Qyteti antik i Antigonese ose ndryshe qyteti i dashurise u ndertua nga Pirro i Epirit ne shekullin e trete dhe mori kete emer per hir te dashurise se tij ndaj bashkeshortes, Antigones. Shkaterimi i ketij qyteti do te vinte nga ushtria romake ne vitet 168 para eres sone e cila plaçkiti, dogji dhe shkaterroi per te mos u ndertuar me kurre kete qytet.